Bilisht, mbytet në rezervuar 53-vjeçari

Nga A2 CNN
7 Korrik 2020, 11:09 | Kronikë
Bilisht, mbytet në rezervuar 53-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Bilishtit, në Devoll, ku një person ka humbur jetën si pasojë e mbytjes në një rezervuar pranë qytetit.

Bëhet fjalë për një 53-vjeçar, shtetasi Artan Arapi,  banues po në atë qytet, i cili mendohet se është mbytur aksidentalisht në të ashtuquajturin “Rezervuari i Sellcave”.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos