Operacion antidrogë në Tiranë, sekuestrohen heroinë dhe armë

Nga A2 CNN
21 Nëntor 2019, 09:34 | Kronikë
Operacion antidrogë në Tiranë, sekuestrohen heroinë dhe

Policia e Tiranës ka zhvilluar një operacion antidrogë gjatë natës ku ka shkatërruar një rrjet që shpërndante lëndë narkotike të llojeve të forta.

Policia njofton se gjatë operacionit është sekuestruar një sasi e madhe lënde narkotike heroinë, armë zjarri dhe sende të tjera të paligjshme.

Operacioni antidrogë është ende duke vijuar dhe deri tani janë shoqëruar disa persona në ambientet e policisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos