Shtyhet seanca për Dritan Zaganin, me kërkesë të Ministrisë së Drejtësisë

Nga A2 CNN
21 Nëntor 2019, 10:14 | Kronikë
Shtyhet seanca për Dritan Zaganin, me kërkesë të

Është mbajtur sot në Gjykatën e Apelit të Vlorës, seanca e radhës ndaj ish-oficerit të Policisë, Dritan Zagani, i cili akuzohet për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi. Në shkallë të parë Zagani është dënuar me 4 vite e gjysmë heqje lirie.

Seanca drejtohej nga relatorja Margarita Buhala, anëtare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Ndërsa seanca është shtyrë për shkak të kërkesës së Ministrisë së Drejtësisë, pasi nuk ka arritur të njoftojë Zaganin përmes autoriteteve zvicerane. Seanca u shty për një afat dymujor pas kërkesës së Ministrisë së Drejtësisë dhe do të zhvillohet në janar.

Në seancë është paraqitur babai i Dritan Zaganit, i cili ka ndjekur zhvillimet rreth çështjes së të birit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos