I kërkuar për drogë në Itali, arrestohet 29-vjeçari në Tiranë

Nga A2 CNN
10 Gusht 2022, 09:33 | Kronikë
I kërkuar për drogë në Itali, arrestohet 29-vjeçari

Policia e Tiranës, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme "Shqiponja" arrestuan një person i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane për veprimtari kriminale në fushën e drogës.

Në kuadër të operacionit "Savona" u bë i mundur arrestimi me qëllim ekstradimi i shtetasit J. Gj., 29 vjeç, banues në Tiranë.   

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore në Savona, Itali, kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale “Shkelja e ligjit mbi narkotikët”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos