
Mund të kishte pasoja më të rënda konflikti i një 50 -vjeçari nga Kanina me bashkëshorten e tij.
Sipas autoriteteve policore, shtetasi V.H. rreth 50 vjeç, në konflikt e sipër ka qëlluar me armë, fatmirësisht në ajër.
Nuk ka persona të dëmtuar nga akti i rrezikshëm, por autori po kërkohet ende nga forcat policore, të cilat kanë ngritur pika kontrolli në zonë.
Njoftimi i policisë
Sot, rreth orës 21:45, në fshatin Kaninë, Vlorë, dyshohet se shtetasi V. H., rreth 50 vjeç, si pasojë e një konflikti të çastit, në banesë, me bashkëshorten e tij, shtetasen L. H, dhe dy fëmijët e mitur, ka qëlluar me armë zjarri në ajër.
Nga verifikimet e bëra nga shërbimet e Policisë, nuk ka persona të dëmtuar. Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)