I mori gruas 1,2 milionë lekë për t’i përfaqësuar bashkëshortin në gjyq, arrestohet avokati i rremë

Nga A2 CNN
25 Janar 2023, 09:09 | Kronikë
I mori gruas 1,2 milionë lekë për t’i përfaqësuar

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 54-vjeçar, pasi akuzohet për mashtrim me pasoja të rënda.   

Nga veprimet hetimore dyshohet se 54-vjeçari i ka marrë 1 200 000 lekë të rinj, një shtetaseje, me pretendimin se ishte avokat dhe se do të përfaqësonte ligjërisht, në Gjykatë, çështjen e bashkëshortit të saj, i cili po vuante dënimin në IEVP Drenovë.  

Hetimet nisën pas kallëzimit të bërë nga gruaja dhe pas tre muajsh, në kuadër të operacionit policor të koduar “Manipulimi”, u vu në pranga shtetasi M. K., 54 vjeç, banues në Tiranë. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin e datës 23.01.2023, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Mashtrimi", me pasoja të rënda.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos