
All - Paragraf - 1
Policia e Tiranës ka vënë në pranga administratorin e një depoje farmaceutike në Tiranë, si dhe procedoi penalisht bashkëshorten e tij, nën akuzën e tregtimit të mallrave kontrabandë.
Në kuadër të operacionit "Barnat" është vënë në pranga 59 vjeçari Kosta Dhima, të cilit iu gjetën barna kontrabandë me vlerë 30 mijë euro në depon farmaceutike.
All - Paragraf - 3
Shtetasi Kosta Dhima dhe bashkëshortja e tij administronin një depo farmaceutike në rrugën "Mihal Duri", në të cilën, gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë sekuestruan sasi të konsiderueshme barnash, të dyshuara të kontrabanduara, të cilat arrijnë vlerën rreth 30 000 euro.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale. (A2 Televizion)
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4