All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

I pasionuar pas makinave të shpejta e luksoze, ky është i riu shqiptar që humbi jetën në Itali

Nga A2 CNN
9 Korrik 2023, 08:31 | Kronikë
All - Paragraf - 1

Një 22-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik në Brianza të Italisë, teksa dyshohet paraprakisht se shkak është bërë një garë shpejtësie mes “supermakinave”, pjesë e të cilave ishte edhe i riu shqiptar.

Viktima është identifikuar si Arnold Selishta, 22 vjeç, rezident në Limbiate, i cili udhëtonte si pasagjer në fuoristradën që u aksidentua. Makina u përmbys disa herë, derisa mori flakë, përgjatë Monza-Saronno. 22-vjeçari është nxjerrë i gjallë nga zjarrfikësit, por në gjendje shumë të rëndë. Ai vdiq menjëherë më pas në spitalin San Gerardo në Monza.

All - Paragraf - 3

Me të ishin edhe dy të tjerë shumë të rinj të cilët mbetën të plagosur. Hetuesit hetojnë hipotezën e një gare me shpejtësie marramendëse midis dy supermakinave, “Range Rover” kundër “BMW”, përpara se të humbin kontrollin në një rrethrrotullim.

Karabinierët çuan në kazermë në Limbiate një 23-vjeçar, i cili ishte drejtuesi i makinës dhe që do të largohej pas përplasjes. Celularët e djemve do të analizohen dhe do të kontrollohet prania e alkoolit apo drogave në gjak.

Mbeten ende shumë pika për të sqaruar dinamikën e aksidentit. Hetimet po zhvillohen nga karabinierët e kompanisë Desio (Monza), të koordinuar nga Prokuroria Publike e Milanos, të cilët tashmë kanë dëgjuar të gjithë të rinjtë në bordin e dy makinave dhe kanë marrë pamjet nga kamerat e vëzhgimit me video të udhëtimit të bërë nga dy grupe të rinjsh, të cilët para aksidentit kishin qenë në një klub në Nova Milanese.

All - Paragraf - 6

Ata hipën në makinë. Arnoldi me një djalë 23 vjeç dhe një djalë 18 vjeç. Prej aty, në Monza-Saronno, një shtrirje e drejtë prej disa kilometrash, dy ekuipazhet do të fillonin sfidën e shpejtësisë. Para një rrethrrotullimi të madh, afër Limbiate, shoferi i “Range Rover” goditi rrethrrotullimin mu në mes, i cili veproi si trampolinë, duke e hedhur makinën në ajër, më pas u rrotullua në asfalt disa herë përpara se të përplasej në hekurudhë.

Një dinamikë e ngjashme me atë që shihet në një video amerikane të postuar disa vite më parë në Facebook nga Arnoldi, i cili kishte pasion makinat e shpejta. Ndihma mbërriti në pak minuta, ambulanca dhe zjarrfikësja. 18-vjeçari dhe 23-vjeçari i dyshuar për drejtimin e automjetit kanë arritur të dalin vetë nga makina. I pari u dërgua në spitalin Niguarda në Milano, ndërsa i dyti nuk pranoi të transportohej.

Nga ana tjetër, Arnoldi u nxor nga makina e aksidentuar nga zjarrfikësit. Për të, nxitimi për në spitalin e Monzas ishte i kotë. Ai vdiq pak pasi hyri në Departamentin e Emergjencave të San Gerardso. Hetimet do të zbardhin përgjegjësitë e 23-vjeçarit, i cili nëse drejtonte makinën, rrezikon të akuzohet për vrasje në rrugë. Po shqyrtohen edhe pozitat e të gjithë të rinjve të tjerë. (A2 Televizion)


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos