I vuri flakën derës së një spitali, pranga autorit

Nga A2 CNN
8 Korrik 2023, 16:21 | Kronikë
I vuri flakën derës së një spitali, pranga autorit

Policia e Tiranës bën me dije se ka vënë në pranga një 49 vjeçar nën akuzën e zjarrvënies së qëllimshme.

Sipas të dhënave, është arrestuar shtetasin E. I., 49 vjeç, i cili mbrëmjen e së premtes ka hedhur lëndë djegëse në derën e një spitali privat në afërsi të Zogut të Zi dhe më pas i ka vënë flakën.

Shkaqet e kësaj ngjarje janë ende të paqarta, teksa autori është vënë në pranga.

Policia dhe zjarrfikësit shkuan menjëherë në vendngjarje dhe vunë flakët në kontroll, duke mos lejuar që dëmet të ishin më të mëdha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos