Të ulesh në mes të stuhisë, pamje nga tensioni brenda avionit

Nga A2 CNN
19 Shkurt 2022, 13:03 | Aktualitet

Britania është goditur dy ditët e fundit nga stuhia Eunice, e cila ka shkaktuar dëme të shumta me erën që në shumë raste ka shkuar gati deri në 200 kilometra në orë.

Një ndër problemet më të mëdha ka qenë aterrimi i avionëve në aeroportin Heathrow. Video të shumta u shpërndanë një ditë më parë të pilotëve të guximshëm që vendosnin të uleshin pavarësisht stuhisë.

Ndërkohë, për ta treguar situatën nga një tjetër këndvështrim mendoi kapiteni i “Qatar Airways”, Khalifa Al Thani, i cili kishte vendosur një kamera në bordin e avionit dhe filmoi të gjithë tensionin në momentet e uljes së avionit, një Boeing 777. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos