I quajti “shpellarë”, Veliaj përfundon në Prokurori

Nga A2 CNN
19 Nëntor 2018, 16:33 | Aktualitet

Banorët e Unazës së Re depozituan në Prokurori padi penale kundër kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj për “kanosje dhe fyerje”.

Padia vjen pak ditë pasi Veliaj i cilësoi ato që kundërshtonin projektin si “shpellarë”, që nuk duan zhvillimin e vendit.

Në të njëjtën kohë, banorët kanë paditur edhe Institucionin e Bashkisë së Tiranës, për “devijim projekti” dhe “dhunim të pronës private”.

Banorët e “Astirit”, prej disa ditësh po protestojnë për mbrojtjen e banesave të tyre, te cilat preken nga ndërtimi i projektit për “Unazën e Madhe” dhe janë shprehur të vendosur për të vijuar protestën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos