Një burrë kinez është martuar me kufomën e të fejuarës së tij gjatë ceremonisë mortore, për të treguar dashurinë që ndjente për partneren, e cila ndërroi jetë pasi humbi betejën me kancerin e gjirit.
35-vjeçari Xu Shinan vendosi të bënte këtë gjë të pazakontë për të plotësuar ëndrrën e të fejuarës së tij për t’u bërë nuse.
E ndjera Yang Liu ishte veshur me fustan të bardhë nusërie dhe ishte e rrethuar me 169 buqeta me trëndafila rozë, ndërkohë që Xu lexoi betimet.
Xu u shpreh përpara trupit të pajetë të partneres së tij: "Grua, të lutem mos u shqetëso! Pjesa tjetër e jetës sime do të jetë e mbushur me dhimbje, por unë nuk do të dorëzohem kurrë". (A2 Televizion)