Prezantohet në Mumbai, çokollata më e shtrenjtë në botë. Më një çmim prej 6221 dollarësh për kilogram versioni i limituar prej tre bonbonesh është gati të hyjë në librin e rekordeve Guinness.
“Trinity truffles” u krijua nga kompania luksoze e çokollatave Fabelle Exquisite Chocolates, pjesë e konglomeratit të Indian Tobacco Company.
Certifikata Guinness Fabelle, çokollatat më të shtrenjta në botë Philippe Conticini dhe stafi i tij Conticini dhe certifikata e Guinness Philippe Conticini Fabelle Disa nga krijimet e Philippe Conticini
Fabelle, çokollatat më të shtrenjta në botë
Philippe Conticini, shefi francez i vlerësuar me yje Michelin i cili qëndron pas konceptit, thotë se çokollatat përfaqësojnë ciklin e jetës në tre faza: krijuesi, ushqyesi dhe shkatërruesi.
“Nisa të punoj për projektin pa e ditur se si do të dilte ne të vërtetë produkti, apo nëse do të përfshihej në librin e rekordeve Guinness. Ne zgjodhëm përbërës të mrekullueshëm dhe shumë të shtrenjta”, deklaroi Philippe Conticini, shef i kuzhinës.
Përbërës të mbledhur nga e gjithë bota, të tillë si kafeja xhamajkane ngjyrë blu, bimët tahitiane të vaniljes, çokollata e bardhë belge dhe lajthitë e Piemontes, bëjnë që produkti të ketë çmim kaq të shtrenjtë.
Në 2012-tën, prodhuesi i çokollatave Fritz Knipschildt krijoi çokollatën individuale më të shtrenjte, e cila kushton 250 dollarë copa. (A2 Televizion)