All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Vrau foshnjën, gjykata jep masën për 32-vjeçaren

Nga A2 CNN
9 Janar 2023, 12:03 | Kronikë
Vrau foshnjën, gjykata jep masën për 32-vjeçaren
All - Paragraf - 1

Gjykata e Shkallës së parë në Shkodër ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" për Orjana Gremin, 32-vjeçaren që ka vrarë foshnjën e saj.

Në seancën gjyqësore, 32-vjeçarja zgjodhi të mos flasë, ndërsa avokatja e saj kërkoi ndryshimin e veprës penale nga vrasje në rrethana të tjera cilësuese, në vrasje e të miturve.

All - Paragraf - 3

Kërkesa u refuzua nga gjykatësi, i cili la në fuqi kërkesën e prokurorisë dhe cilësimin e veprës penale. Gjithashtu, 32-vjeçarja do i nënshtrohet edhe një ekspertimi psikologjik të Orjana Gremi.

32-vjeçarja Orjana Gremi është mbrojtur në seancën gjyqësore nga avokatja Bruna Pepa, e caktuar kryesisht nga gjykata. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos