“Ia ka thurur nëna”, fansat tallen me Lewis Hamilton

Nga A2 CNN
28 Gusht 2022, 15:35 | Showbiz

Piloti i Formula 1, Leëis Hamilton, njihet si një person që i pëlqen të eksperimentojë me veshjen, por këtë herë ai është bërë objekt tallës nga fansat e tij e jo vetëm.

Ylli i F1 është fotografuar para Çmimit të Madh të Belgjikës në F1 me një veshje të veçantë, teksa mbante në kokë një kapuç ngjyrë rozë, i stiluar në mënyrë të çuditshme.

Të menjëhershme kanë qenë reagimet në rrjetet sociale, sapo janë shpërndarë fotot. Shumë kanë shkruar se kapuçin ia ka bërë nëna e tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos