
Kur Brad Pitt mbërriti në premierën e filmit të ri “Bullet Train” muajin e kaluar, veshja lino pushtoi titujt e mediave rreth botës. Aktori i njohur për rolet hipermashkullore, si ato në “Fight Club” apo "Once Upon a Time in Hollywood," e kishte kompletuar lukun në ngjyrat kafe e rozë me një element që tërhiqte të gjithë shikimet: fundin.
“Të gjithë do të vdesim një ditë kështu le ti bëjmë gjërat lëmsh”, ju përgjigj në atë kohë ylli i kinemasë kureshtjes së revistës “Variety”, për zgjedhjen e çuditshme.
Pitt ju bashkua listës gjithmonë e në rritje të atyre që janë fotografuar me funde, nga Oscar Isaactek premiera e Moon Knight, tek Lil Nas X me një minifund metalik ngjyrë pink.
Aktorët Billi Porter dhe Dan Levy, basketbollisti Russell Ëestbrook dhe rreperi A$AP Rocky kanë përqafuar gjithashtu trendin e ri.
Jashtë Hollivudit fenomeni ka fituar popullaritet për vite me radhë, sipas Carl R. Friend, administrator i “The Skirt Caféhttps”, një forum online dedikuar fundeve për meshkuj.
Edhe pse fundet lidhen gjerësisht me gratë, burrat i kanë veshur ato në periudha të ndryshme të historisë.
Të ashtuquajturat fustanella shihen në statujat greke e romake, ndërsa versione më kontemporane janë mbajtur në vendet e Ballkanit si Shqipëria.
Fundet prej stofi janë gjithashtu krenaria e Skocisë që prej debutimit në shekullin e16-të. Por vitet e fundit, debatet e shumta rreth gjinive dhe identitetit kanë nxitur një rishqyrtim kolektiv të asaj së çfarë nënkupton të vishesh si burrë.
Në Tik Tok hashtagu, #boys in skirts, është parë mbi 240 milionë herë, me shumë përdorues meshkuj që kanë ndarë veshjet dhe këshillat e tyre. Megjithatë sigma gjinore e bën mbajtjen e një fundi në publik një mundësi të frikshme për shumë meshkuj, dhe ata që e bëjnë mbeten në minoritet. (A2 Televizion)