Ibra operohet në gju, kthehet në fushë pas dy muajsh

Nga A2 CNN
18 Qershor 2021, 19:03 | Futboll
Ibra operohet në gju, kthehet në fushë pas dy muajsh

Zlatan Ibrahimovic është operuar në gjurin e majtë, për të zgjidhur problemin që pati në ndeshjen ndaj Juventusit, në 9 maj.

Me anë të një njoftimi zyrtar, klubi i Milanit sqaron se sulmuesi suedez është mirë dhe do të nisë menjëherë rehabilitimin.

Sipas mediave italiane, në raste të tilla, duhen rreth dy muaj për rikthimin në fushat e futbollit: një muaj përpara se të nisë të vrapojë dhe një muaj tjetër që të bëhet gati për ndeshje zyrtare.

Pra, nëse gjithçka do të shkojë mirë, Zlatan Ibrahimovic do të jetë gati për rinisjen e Serisë A. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos