
Përkundër deklaratave të Afrim Krasniqit se lista e problemeve në sistemin e drejtësisë është e njëjtë me atë të para 5 viteve, kreu i KLP-së Gent Ibrahimi veçoi depolitizimin. Sipas tij në këtë aspekt është arritur një rezultat i jashtëzakonshëm, pasi sot nuk është më një sfidë e madhe.
“Do të veçoja politizimin e mënyrës së qeverisës së sistemit të drejtësisë. Violinë e parë dhe e fundit ka qenë parlamenti. Depolitizimi është i rëndësishëm që politikanët të mos tërheqin fijet dhe të vendosin fatet dhe sa i takon kësaj kemi rezultat të jashtëzakonshëm. Shikoni mënyrën e përzgjedhjes të njerëzve si unë ,filtrat që kaluan. Kjo tregon sesa i plotë sistemi ligjor që edhe në rastet kur sabotohet. Politika nuk pranoi të ushtronte detyrat që i jepte kushtetuta në përzgjedhjen dhe emërimin e anëtarëve të anëtarë të KLGJ e KLP, dhe ligji e ka parashikuar që t’i zgjidhësh me short. Që të zgjidhesh me short është fatkeqësi ky duhet të jetë një njeri i stërzgjdhur dhe sprovuar. Kjo ka efektet e saj, por depolitizimi ishte një sfidë dhe nuk është më sot”.
Ibrahimi thekson se arritje të mëdha janë bërë edhe në drejtim të llogaridhënies, ndërsa një sfidë që mbetet edhe sot është efiçenca e sistemit të drejtësisë.
“Le të shkojmë te llogaridhënia; Persona si unë në të kaluarën kanë qenë ligjërisht të papërgjegjshëm. Nuk ekzistonte një listë me shkelje disiplinore, një gjykatë e pavarur, sot i ke të gjitha. Edhe në drejtim të llogaridhënies janë bërë zgjidhje të mëdha. SPAK ka filluar të japë rezultate. Gjyqtarë e prokurorë që vihen para drejtësisë. Mbetet padyshim efiçenca e sistemit të drejtësisë dhe mbetet edhe sot”. (A2 Televizion)