Ibrahimi: Niveli i lartë i largimeve, i paparashikuar. Gjendja në prokurori dhe gjykata bie ndesh me qëllimet origjinale të reformës

Nga A2 CNN
1 Korrik 2021, 21:25 | Politikë
Ibrahimi: Niveli i lartë i largimeve, i paparashikuar. Gjendja në

Në studion e “Absolut 4”Ibrahimi tregoi edhe vështirësitë e reformës në drejtësi dhe projeksionet për nivelin e largimeve dhe përvojat ku u bazua ky eksperiment. Ai thotë se interpretimi zyrtar është i  ndryshëm nga interpretimit teknik, çka solli edhe këtë masë largimesh nga sistemi.

“Vështirësitë janë të jashtëzakonshme. Kur nisi reforma në drejtësi pjesë e atij dokumenti ishte dhe një projeksion i nivelit të largimeve që do shkaktonte vetingu. Ishte në masë 25-30%, ishin 3 eksperienca që sugjeronin këtë nivel largimesh . Në Ukrainë, në Kosovë dhe Serbi është bërë një eksperiment i tillë dhe ne me një farë besimi mendonim që në këtë nivel do të ishim dhe ne. Ne në atë kohë lidhur me informalitetin e shoqërisë shqiptare futëm një dispozitë në kushtetutë që në rast se në veting një gjyqtar e prokuror rezultonte me dyfishin e pasurisë që mund të justifikonte ai do të duhej të mbetej në sistem duke i dhënë benefitin e dyshimit të të jetuarit në një sistem me shkallë të lartë informaliteti dhe kjo dispozitë ishte supozuar të garantonte këtë rezultat 25-30% largime.  Fakti që interpretimi zyrtar është i ndryshëm dhe ky është interpretimi që bëra tani është akademik në nivel teknik ky ishte kuptimi”.

Por sot, sipas Ibrahimit kuptimi zyrtar i këtij interpretimi është ai që i ka dhënë KPK, që nëse nuk justifikon pasurinë largohesh nga sistemi. Ai pranon që ky lloj interpretimi i ka gjetur të papërgatitur dhe rezultati është niveli i lartë i largimeve i paparashikuar në kohën e reformës.

“Kuptimi zyrtar sot është ai që i ka dhënë KPK dhe është që: edhe një një lek më shumë nga ato që mund të justifikosh shkak i mjaftueshëm për t’u larguar nga sistemi dhe këtij interpretimi duhet t’i qëndrojmë të gjithë. Ligji është organi që e zbaton atë dhe jo çka mendojmë ne se çka thotë ajo që është shkruar në ligj dhe përballë këtij interpretimi jemi gjetur të papërgatitur dhe rezultati është niveli i lartë i largimeve i paparashikuar në kohën e reformës. Në këto kushte gjendja në prokurori dhe gjykata është që bie ndesh me qëllimet origjinale të reformës, që ishin përshpejtim të dhënies së drejtësisë, rritje e cilësisë dhe integritet të atyre që japin drejtësi”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos