Ibrahimovic rikthehet në përfaqësuesen suedeze, do të jetë kundër Kosovës

Nga A2 CNN
16 Mars 2021, 12:25 | Futboll
Ibrahimovic rikthehet në përfaqësuesen suedeze, do të

Kosova do të ketë përballë Zlatan Ibrahimovic kur të ndeshet ndaj Suedisë, më 28 mars, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit.

Sulmuesi i Milanit është përfshirë në listën e trajnerit Jan Andersson për sfidat e fundit të muajit.

Hera e fundit kur suedezi veshi fanellën e përfaqësueses nordike ishte më 22 qershor 2016, gjatë Europianit “Francë 2016”.

Ibrahimovic synon të marrë pjesë për herë të pestë në karrierë në finalet e Europianit, me Suedinë që është në të njëjtin grup me Spanjën, Poloninë dhe Sllovakinë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos