Ideja e Bugatti, apartamente luksoze me garazh brenda

Nga A2 CNN
6 Qershor 2023, 14:22 | Lifestyle

Një kompleks rezidencial luksoz do të ndërtohet së shpejti në Dubai, nga Bugatti.

Ky do të jetë projekti i parë i këtij tipi i markës së famshme të automobilëve. E veçanta e apartamenteve do të jetë garazhi brenda, në mënyrë që pronarët të mbajnë gjithmonë pranë vetes supermakinat e tyre.

“Rezidenca Bugatti nga Binghatti do të jetë një projekt që do të sjellë risi në zemër të Dubait”, lexohet në komunikatën për shtyp.

E gjithë rezidenca do të ketë 182 vila, që do të kenë qasje në plazh, pishina private, palestra dhe dy ashensorë për makinat. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/07/25/nje-bugatti-per-femije-qe-kushton-35-mije-dollare/
https://a2news.com/2021/05/08/bugatti-zbulon-tavolinen-e-bilardos-me-te-shtrenjte-ne-bote/

A2 CNN Livestream

Latest Videos