
Bota duhet të përgatitet urgjentisht për një “cunam” global me pacientë të moshuar të diagnostikuar me kancer. Një numër mjekësh paralajmërojnë se sistemet shëndetësore mund të mos jenë të përgatitura për këtë “epidemi” të re.
Me rritjen e jetëgjatësisë dhe rritjen me ritme të shpejta të numrit të të moshuarve në popullsi, pritet po ashtu një rritje e numrit të pacientëve me kancer në moshë të thyer.
Ky është një shqetësim serioz i shëndetit publik, sipas Shoqatës Amerikane të Onkologjisë Klinike. Qendrat e kancerit duhet të përgatiten për "cunamin onkologjik", shtuan ekspertët.
“Ne e dimë se kanceri është një sëmundje që lidhet me plakjen dhe ka një sërë mekanizmash biologjikë se pse ndodh kjo,” tha Dr. Andrew Chapman, drejtor i Qendrës së Kancerit Sidney Kimmel-Jefferson Health.
“Ajo që shpesh humbet është se qëllimet, dëshirat, nevojat, preferencat dhe çështjet e të të moshuarve janë shumë të ndryshme nga ato të personave në moshë të mesme.”
Sipas vlerësimeve të Agjencisë Ndërkombëtare për Kërkime mbi Kancerin (IARC), në vitin 2018 pati 17 milionë raste të reja me kancer dhe 9.5 milionë vdekje nga kanceri në mbarë botën. (A2 Televizion)