
Pas disa orësh është identifikuar 45-vjeçarja që u gjet pa jetë në rezervuarin e fshatit Rrenxë në Dibër. Sipas Policisë 45-vjeçarja me iniciale Sh. Sh., dyshohet se është vetëmbytur, pasi sipas familjarëve vuante nga depresioni. Nga këqyrja e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Njoftimi i Policisë Dibër
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më parë, ku u gjet pa shenja jete në rezervuarin e fshatit Rrenxë, një shtetase, pas verifikimeve të kryera është bërë identifikimi i saj dhe është shtetasja me inicialet Sh. Sh., banuese në fshatin Vrenjt. Paraprakisht dyshohet se është vetëmbytur, pasi sipas familjarëve vuante nga depresioni.
Nga këqyrja e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)