Vrasja e Behar Sofias, SPAK lëshon një tjetër urdhërarrest

Nga A2 CNN
8 Prill 2022, 14:50 | Kronikë
Vrasja e Behar Sofias, SPAK lëshon një tjetër urdhërarrest

SPAK firmosi një tjetër urdhër arrest për ngjarjen ku u vra Behar Sofia në shkurt të vitit të kaluar. Masa e sigurisë “arrest në burg” në mungesë është dhe për Jemin Sheraj, i cili, sipas prokurorisë dyshohet se është urdhërues i ekzekutimit të 64-vjeçarit.

Ndonëse masa është dhënë policia nuk e ka gjetur Sherajn në banesë ndërsa dyshohet se është arratisur një vit më parë kohë në të cilën prokuroria dispononte emrin e tij. Në dosjen e siguruar nga A2 CNN, ditën e vrasjes, më 25 shkurt 2021, prokuroria sekuestroi kamerat e një bari përballë Piramidës.

Sipas organit të akuzës njërit prej të arrestuarve, Skënder Vathi, ulet në tavolinë me Jemin Sherajn. Në dosje përshkruhet se 10 minuta nga qëndrimi në tavolinë, Sheraj duket se i jep diçka, në dukje një letër, Skënder Vathit, i cili më pas largohet menjëherë nga lokali.

https://a2news.com/2021/12/27/akuzohet-se-siguroi-armen-dhe-bicikleten-me-te-cilen-u-largua-autori-i-vrasjes-se-behar-sofise-leza-perlotet-ne-gjyq/

Për kapjen e tij, një vit më parë, policia kreu dhe një operacion në Aramerras, por pa rezultat në identifikimin apo kapjen e tij. Në analizën e bërë nga prokuroria, Ernejt Shyti është në rolin e ekzekutorit. Për këtë, ai është kontaktuar dhe bindur nga ana e Xhuljano Vishës, i cili e ka shtyrë të bëjë vrasjen kundrejt pagesës, ndërsa ka siguruar armën dhe biçikletën e përdorur. Organizatorë të krimit të rëndë janë Xhixha dhe Vathi, i njohur ndryshe si “Dajo”, të cilët i kërkuan Vishës të gjente një person që të kryente vrasjen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos