Identitete pluskuese, shfigurimi i peizazhit arkitektonik të Tiranës, nga Arba Baxhaku

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2021, 17:20 | Aktualitet

Që kryeqyteti është shndërruar këto 30 vitet e fundit kjo nuk është më diçka e panjohur. Ata që jetojnë e s’jetojnë këtu e bëjnë dallimin qartë që në sheshin qendror, qtë që dikur e shihnim  edhe në kartolina me imazhe.

Sheshi nuk është më i njëjti. Tirana gjithashtu. Po si dhe sa ka ndryshuar kryeqyteti këtë na e lexon me gjuhën e arkitekturës Arba Baxhaku me librin “Identitete Pluskuese”.

Nga libri “Identitete Pluskuese” të Arba Bazhakut

 “Tirana është në qendrën e këtij libri sepse në qendër janë transformimeve spontane të njerëzve të zakonshëm të cilët nëpërmjet shtesave të viteve 90 vendosen paralelisht me arkitekturën tradicionale, që ishte arkitekturë pa arkitekt por merrte inspirim nga qytetet dhe tipologjitë tradicionale lokale. Ky libër nuk jep një gjykim i këtij shpërfytyrimi, jep mësime dhe modele që me vonë mund të aplikohen në zhvillimin e mëtejshëm të qytetit”,  

Sigurisht nuk i shmangemi dot pyetjeve nëse ky ndryshim ka ardhur për mirë apo e ka shëmtuar Tiranën apo i shërben më mirë qytetarëve të shumtë që zgjedhin kryeqytetin si mundësinë më të mirë për të ndërtuar jetën. Arba Baxhaku ju fton të njihni të gjitha shtresëzimet e një  kryeqyteti përmes këtij leximi arkitektonik, por më së shumti të reflektojmë mbi atë çka ka ndodhur me Tiranën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos