Buxheti e ndryshimet fiskale, prodhuesit kundër: Çmimet rriten me 30%, goditet prodhimi vendas

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2021, 13:22 | Aktualitet
Buxheti e ndryshimet fiskale, prodhuesit kundër: Çmimet rriten me

Projektbuxheti dhe ndryshimet fiskale për vitin e ardhshëm, të propozuara nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, kundërshtohen nga shoqata të prodhuesve.

Heqja e TVSH-së të rimbursueshme për blerjet nga 6 për qind që është aktualisht, për përfaqësues të sektorit të bujqësisë do rrisë çmimet e konsumit me rreth 30 për qind dhe do të ulë konkurrueshmërinë e produkteve vendase.

Në paketën fiskale për vitin 2022, Ministria e Financave dhe Ekonomisë propozon gjithashtu vendosjen e akcizës 6 lekë për litër për gazin për qëllime biznesi apo heqjen e rimbursimit të akcizës së lëndëve djegëse për industrinë. Të gjitha këto propozime kundërshtohen nga shoqatat e prodhuesve dhe biznesit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos