
Një ide jashtë çdo parashikimi në kohën e pandemisë së koronavirusit vjen nga bota e Formula 1.
Konsulenti i Red Bull, Helmut Marko, ka paraqitur një ide që nga shumë specialistë është etiketuar si e “çmendur”. Në një intervistë për televizionin austriak “ORF”, Marko është i bindur se ekspozimi i pilotëve në këtë kohë ndaj koronavirusit do t’i bënte ata imunë në prag të sezonit të ri në Formula 1.
Strategjia e tij konsiston në mbajtjen së bashku të pilotëve që ta kalojnë sëmundjen.
“Duke e kaluar tani, ata imunizohen dhe do të jenë gati për sezonin e ri”, tha Marko.
Për fat të mirë, Red Bulli nuk e ka marrë seriozisht këshillën e konsulentit. (A2 Televizion)