
Inspektori i Lartë të Drejtësisë, Artur Metani, i propozon Këshillit të Lartë të Drejtësisë procedim disiplinor me “ulje të pagës deri në 40%, deri në 1 vit”, ndaj gjyqtarit Hektor Sinanaj.
Hetimi disiplinor ndaj gjyqtarit të Vlorës ka nisur më 25 prill të 2017-s nga Inspektorati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe 15 qershor të këtij viti i kaloi për vazhdimin e hetimeve Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.
Nga hetimi disiplinor i kryer nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë rezultoi se magjistrati në mënyrë të përsëritur nuk ka zbatuar legjislacionin procedurial.
Gjithashtu, veprimet e kryera nga ana e magjistratit, kanë sjellë pasoja për dhënien e drejtësisë, kanë cenuar prestigjin e gjyqtarit, si dhe besimin e publikut te drejtësia. (A2 Televizion)