Ilir Meta ngre alarmin: Shpopullimi po e plak Shqipërinë

Nga A2 CNN
14 Gusht 2022, 11:37 | Politikë
Ilir Meta ngre alarmin: Shpopullimi po e plak Shqipërinë

Ish-presidenti i Republikës dhe njëkohësisht kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ka kushtuar një tjetër status në rrjetet sociale shpopullimit të vendit.

Sipas Metës, për tre mujorin e dytë të vitit 2022 regjistrohen 14.8% lindje me pak dhe kjo pasi mijëra shqiptarë janë larguar nga vendi për arsye të shumta për të cilën ai fajëson keqqeverisjen.

 “Një tjetër tregues negativ për vitin 2022, ku për tre mujorin e dytë regjistrohen 14.8% lindje me pak.

Për familjet e reja bonuset e lindjes janë shumë të ulta, ndërkohë që korrupsioni, papunësia, pagat e ulta, çmimet e papërballueshme të banesave, cilësia e dobët e edukimit dhe mungesa e perspektivës ja u bën jetesën të papërballueshme.

Partia e Lirisë si një forcë e përkushtuar për të çrrënjosur shkaqet e shpopullimit do të ketë një program të veçantë për të mbështetur fuqimisht familjet e reja, që të ndërtojnë të ardhmen këtu dhe të lindin me guxim dhe gëzim fëmijët e tyre në një vend të sigurt, që kujdeset me dashuri dhe përgjegjshmëri për të ardhmen e tij”, shkruan Meta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos