
Gjatë qëndrimit në Sarajevë, presidenti Ilir Meta është përballur me një grupim të tifozëve skocezë të Celtic të cilët janë në kryeqytetin boshnjak për të ndjekur ndeshjen e vlefshme për fazën paraeliminatore të Champions League përballë ekipit vendas të “FK Sarajevo”.
Përmes një postimi në Facebook, presidenti Meta shkruan për momentet e jashtëzakonshme me tifozët skocezë.
Postimi i Presidentit Meta
“Kur festa të rrëmben! Momente të jashtëzakonshme sot në Sarajevë me tifozët e Celtic FC, para ndeshjes së turit të parë kualifikues të Champions League. Nuk mungoi një shëndet për Rudi Vatën, yllin e Kombëtares sonë dhe të Celtic FC”. (A2 Televizion)