Pasi pa nga afër procesin e votimit në Elbasan, presidenti Ilir Meta e vijoi turin e tij, këtë të diel zgjedhore, në Shijak.
Nga fshati Ardhishtë, Kreu i Shtetit i ftoi qytetarët që të dalin në zgjedhje dhe iu kërkoi administratorëve të zgjedhjeve të mbyllin në mënyrën më të qetë këtë proces zgjedhor.
“Ftoj të gjithë qytetarët e Shijakut, të Ardhishtës të ruajnë qetësinë dhe në mënyrë demokratike, me mirëkuptim të zbardhin faqen e Shqipërisë përpara Europës. Të gjithë të votojnë sipas bindjes së tyre. I vetmi problem është që ka radhë të gjata.
I ftoj të gjithë administruesit të vazhdojnë në këtë mënyrë. Pasi kjo ditë që nisi mrekullueshëm duhet të përfundojë kështu. Nga një mbarëvajtje e tillë fitojnë të gjithë shqiptarët dhe i themi BE-së që jemi gati të hapim negociatat”, u shpreh presidenti. (A2 Televizion)