










Fotografia se si duket nga afër fytyra e një milingone, shkrepur nga fotografi lituan Eugenijus Kavaliauskas, u bë shumë shpejt virale në rrjetet sociale. Mirëpo, ky portret i frikshëm u rendit në vendin e 57-të në Konkursin e Fotomikrografisë.
Konkursi i vitit 2022 mori pothuajse 1300 aplikime nga 72 vende. Fituesit e vendit të parë u shpallën fotografët suedezë Grigorii Timin dhe Michel Milinkovitch, në imazhin e të cilëve shfaqet gjurma e këmbës së një hardhuce gjigante të Madagaskarit. Në fotogalerinë e mësipërme renditen 10 vendet e para të konkursit me fotografitë e çuditshme (A2 Televizion)