"Me imazhet satelitore të pyjeve, ujit e kanabisit, kemi radiografinë e organizimit të Shqipërisë"

Nga A2 CNN
5 Korrik 2023, 12:21 | Politikë
"Me imazhet satelitore të pyjeve, ujit e kanabisit, kemi

Kryeministri Edi Rama bëri një rezyme të përfitimeve që Shqipëria ka pasur nga futja në sistemin e shërbimit satelitor, me Albania 1 dhe 2 që janë dërguar tashmë në hapësirë.

Sipas Ramës, është realizuar falë këtij sistemi një radiografi e organizimit të Republikës së Shqipërisë, “ku mund të shihet shpejt dhe qartë si funksionon zemra, mushkëritë etj etj...”.

Rama nënvizoi se falë imazheve satelitore mund të monitorojmë territorin duke kursyer kohë, kosto dhe kapacitete njerëzore dhe në event u paraqitën shembuj të vlefshëm të këtyre shërbimeve që lidheshin me mbrojtjen kombëtare civile, sipërfaqen ujore e deri te parcelat me kanabis.

Sot mund të themi që kemi një bazë fantastike të leximit të territorit sipas nevojave të dikastereve. U bë prezantimi i hartës së përmbytjeve. Ajo hartë e bën të pamundur abuzimin me metër katrorë të përmbytura. Që një përmbytje le të themi 3 km katrorë të kthehet në përmbytje 15 km katrorë për të rritur faturën në kurriz të shtetit dhe normën e korrupsionit. Sepse nëpërmjet imazhit bëhet identifikimi i dëmeve që deri dje bëhej me grupe në këmbë, që shtonin sipërfaqen e ujit, sipas dëshirës.

Vlera e këtyre imazheve për disiplinën në ndërtim është e jashtëzakonshme. Gjithçka shfrytëzohet në kohë reale për lejet e ndërtimit.

Tani është shumë më e lehtë për agjencitë ligjzbatuese dhe për qeverinë që të kemi qartësi të plotë për jo sesa sipërfaqe konstatohet e tillë dhe sa ndërhyhet në sipërfaqet me kanabis.

Po kështu për zjarret, ndërhyrjet e paligjshme në pyje, reflektimin e të gjithë të dhënave që kanë të bëjnë me përmbajtjen e ujit dhe me imazhet satelitore e të dhënat shkencore të marra nga satelitët për produktet bujqësorë mund të marrim lajme shumë të mira që janë në territor”. (A2 Televizion)

Fjala e Ramës

A2 CNN Livestream

Latest Videos