Një gjeneral i kinemasë, një vështrim unik e një njeri me dinjitet ka nisur t’i mungojë shqiptarëve. Guljelm Radoja, artisti i dhjetëra karaktereve është rrëmbyer nga Covid-19, atëherë kur mendonim se pandemia nuk do të na merrte më artistë. E mori edhe vështrimin plot dritë të Guljelm Radojës, vështrim që ai na e la si dhuratë të përjetshme përmes kinemasë. Familjarët dhe miqtë e kanë përcjellë me duartrokitje artistin Guljelm Radoja. Ndonëse në kushte të vështira të organizimit të homazheve në lamtumirën fizike të aktorit nuk kanë munguar edhe personalitete të botës së artit, që sfiduan në nderim të Radojës edhe vetë virusin që i mori jetën në moshën 75-vjeçare. (A2 Televizion)
In Memoriam Guljelm Radoja
