All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

In Memoriam – Koço Devole

Nga A2 CNN
15 Nëntor 2020, 10:48 | Aktualitet
In Memoriam – Koço Devole
All - Paragraf - 1

I thanë se nuk kishte talent dhe se nuk ishte gati të fitonte të drejtën për të studiuar në Akademinë e Arteve, por ai i tejkaloi të gjitha dhe u tregoi shqiptarëve se do t’i dhuronte buzëqeshje familjeve të tyre sa herë të ngjitej në skenë apo sa herë drita e kuqe e kameras të lajmëronte regjistrimin.

Koço Devole u bë Mjeshtri i Madh i humorit shumë më përpara se edhe një medalje nga Presidenti t’ia vërtetonte këtë, pasi duartrokitjet e publikut ia konfirmonin atë me fytyrat e buzëqeshura, me duartrokitjet e merituara dhe me mësimin përmendësh të shumë batutave që vijnë nën kostumin e personazheve të tij.

All - Paragraf - 3

Koço Devole u bë artisti që shkroi skenarët, u bë regjisori dhe aktori i filmave komedi, u bë i pari që në një vend ish-diktatorial mund të synonte të thumbonte politikën, madje edhe një shef të sigurimit të shtetit komunist, në një kohë kur ai ishte ende gjallë. Kush nuk e mban mend Sillon, ndërsa vetë Sulo Gradeci ishte ende gjallë e ku humori ishte thumbues i një politike që ngjallte edhe kërcënime?

Ai u shënjua dhe na dhuroi thesare të tilla. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

Latest Videos