Nuk mbante maskë, shoqërohet në polici Kastriot Islami, reagon PD

Nga A2 CNN
14 Nëntor 2020, 21:06 | Aktualitet
Nuk mbante maskë, shoqërohet në polici Kastriot Islami, reagon PD

Partia Demokratike ka bërë me dije se Policia e Shtetit ka shoqëruar në komisariat ish deputetin e saj Kastriot Islami.

Sipas të dhënave paraprake mësohet se Islami është shoqëruar në komisariat pasi nuk mbante maskë në ambientet e jashtme dhe se ka kundërshtuar efektivët e policisë.

Nënkryetari PD, Edi Paloka ka reaguar me një postim në rrjetet sociale për këtë ngjarje, duke shtuar se e gjitha kjo është organizuar nga kryeministri Rama, i cili e përdor policinë për hakmarrje.

“Hakmarrës i vogël e i neveritshëm. Ja për çfarë e përdor policinë”, shkruan Paloka. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos