
Ambasadorja Yuri Kim ka shpërndarë një postim të ambasadorit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, i cili njofton se falë ndihmës me 5.7 milionë euro nga Europa, Shqipëria do të ketë një hartë të re të regjistrimit të pronave.
"Falë ndihmës nga BE , Shqipëria do të ketë një hartë të re të regjistrimit të pronës. Me 5.7 milion €, Programi "BE for Property Rights" do të përmirësojë sigurinë ligjore dhe do të promovojë më shumë investime të huaja. Kjo është një reformë vendimtare për njerëzit dhe për integrimin e Shqipërisë", shkruan Soreca.
Kryediplomatja amerikane ka mbështetur nismën duke thënë se zgjidhja e të drejtave të pronësisë është e domosdosshme dhe do të ngrejë themelet për më shumë investime dhe zhvillim.
“Pajtohem plotësisht. Zgjidhja e të drejtave të pronësisë do të ngrejë themelet për një zhvillim më të madh, investime dhe barazi mundësish. Është e domosdoshme.” shkruan Yuri Kim mbi postimin e Sorecës. (A2 Televizion)