Inceneratori i Fierit, përfaqësues të komisionit parlamentar inspektojnë investimin mes debatesh

Nga A2 CNN
8 Shkurt 2022, 17:48 | Aktualitet

Deputetët socialistë dhe ata demokratë anëtarë të Komisionit Hetimor për Inceneratorët debatuan këtë të martë teksa inspektuan punën në inceneratorin e Fierit. Për këtë impiant dhe atë të Tiranës, demokratët pretendojnë se janë dhënë me procedura korruptive, njëlloj si inceneratori i Elbasanit. Kreu i SPAK, Arben Kraja, deklaroi disa javë më parë se janë duke kryer hetime edhe për këto dy inceneratorë. Deputetja demokrate, Dhurata Çupi, kërkoi që të merrte përgjigje për disa pyetje, si koha kur ka nisur kontrata. Ajo kërkoi të kontaktoi një nga përfaqësuesit e subjektit fitues të tenderit. “Koncesionari të paraqitet. Kush është administratori? Unë dua të bëj pyetje”, tha Çupi. Deputeti socialist Arben Pëllumbi e kundërshtoi kolegen demokrate dhe tha se vizita duhet të shterojë pyetjet për çështjet teknike. “Qëllimi për të cilin kemi ardhur këtu është se ju pretendoi se këtu është bosh. Për letrat, i diskutuam paradite. Nuk është vendi këtu për të diskutuar për letrat, por për të parë nëse pajisjet janë funksionale apo jo. Për të parë nëse ky impiant do të prodhojë energji apo jo”, tha ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos