Inceneratori i Tiranës, Kryemadhi: Nuk bëhet diferencimi, plehrat groposen

Nga A2 CNN
20 Janar 2023, 16:45 | Politikë
Inceneratori i Tiranës, Kryemadhi: Nuk bëhet diferencimi, plehrat

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi denoncoi, këtë herë me pamje filmike, se nuk bëhet diferencimi i mbetjeve në Tiranë.

Kryemadhi shtoi se vendi që duhej të shërbente për kapsulimin e tyre për 30 vitë është mbushur për 9 muaj.  

“Subjekti Integrated Energy BV SPV ka njoftuar në vitin 2019 për mbylljen dhe kapsulimin e landfillit të vjetër dhe nuk mund të operojë më duke shkarkuar mbetje në të. Ajo çka ne kemi investiguar dhe ja kemi bërë transparente jo vetëm qytetarëve por kushdo që kërkon që t’i shkojë deri në fund kësaj afere, pra sistemit të drejtësisë. Sot vazhdojnë të depozitohen në vend depozitimin e vjetër të Sharrës mbetje. Pra është rihapur vend depozitimi i vjetër. Dhe kjo po ashtu përbën një vepër penale”, u shpreh Kryemadhi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos