
Jorida Tabaku deklaroi se për zgjedhjet vendore të 14 majit, Partia Demokratike duhet të bëjë çdo përpjekje për të qenë e bashkuar.
“Nuk e di se çfarë duhet bërë tani që, pa ndryshuar parimet tona, të bëjmë çdo përpjekje që të jemi bashkë. Copëzimi i PD-së nuk ndihmon në zgjedhje. Mekanizmi gjendet nëse është vullneti politik”, tha Tabaku, e ftuar në studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN. (A2 Televizion)