Incident në koncertin e Blanco në Romë, këngëtari hidhet mbi fansat, por ata nuk e mbajnë

Nga A2 CNN
18 Prill 2022, 21:03 | Showbiz
Incident në koncertin e Blanco në Romë, këngëtari

"A jeni mirë të gjithë? Edhe djemtë e rreshtave të parë, a jeni mirë?", pyeti më pas këngëtarja pasi u kthye në skenë e padëmtuar.

Një incident i vogël i ka ndodhur këngëtarit Blanco gjatë turneut të tij në Romë. Gjatë koncertit, këngëtari u hodh me shpinë mbi turmën, por fansat nuk mundën ta mbështesnin dhe ai u rrëzua përtokë. Për fat të mirë askush nuk u lëndua.

https://www.youtube.com/embed/yal6YjObOtU

Just Blanco është një nga protagonistët e ditës kushtuar të rinjve për të hënën e Pashkëve në sheshin e Shën Pjetrit.

Pas aksidentit të vogël, Blanco u ngrit dhe u kthye në skenë dhe pyeti të rinjtë nëse ndjehen mirë.

Blanco performoi para 80 mijë të rinjve të pranishëm në sheshin e Shën Pjetrit që kulmoi me takimin me Papa Françeskun.

Takimi u konceptua si një moment rilindjeje për të rinjtë pas dy viteve të pandemisë.

Blanco dhe Mahmood fituan festivalin e 72-të të Sanremos me këngën “Brividi”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos