Incidentet në veri, zyrtarët e lartë amerikanë "me mision" në Prishtinë

Nga A2 CNN
12 Dhjetor 2022, 07:56 | Kosova
Incidentet në veri, zyrtarët e lartë amerikanë "me

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, dhe i dërguari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar nisin sot vizitën zyrtare në Kosovë, ku pritet të takohen me krerët më të lartë të shtetit.

Vizita e dy zyrtarëve amerikanë në Prishtinë vjen në një kohë kur incidentet në veri të Kosovës janë rikthyer, së bashku me bllokimin e rrugëve.

Dhjetëra serbë vendosën 2 ditë më parë barrikada në Jarinjë dhe Bërnjak, për të kundërshtuar arrestimin e një ish-zyrtari serb të policisë së Kosovës, i cili dyshohet si i përfshirë në disa akte kundër sigurisë.

Dejan Pantiç akuzohet si i dyshuari kryesor i organizimit të sulmeve kundër zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës dhe atyre policorë.

Sulmet ndodhën derisa KQZ-ja po bënte përgatitje për zgjedhjet lokale në komunat veriore Leposaviç, Zveçan, Mitrovicë e Veriut dhe Zubin Potok, të cilat tashmë janë shtyrë nga presidentja Osmani, kjo edhe për shkak të presionit të ndërkombëtarëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos