Incidenti me anijen britanike në Krime, Moska: Herën tjetër do godasim seriozisht

Nga A2 CNN
24 Qershor 2021, 12:45 | Bota

Nuk ulet tensioni midis Rusisë dhe Britanisë së Madhe pas incidentit ushtarak të djeshëm përballë brigjeve të Krimesë.

Gadishulli formalisht ende në Ukrainë, por faktikisht i pushtuar nga Rusia nga viti 2014, ishte skenar i një prej episodeve më të rënda midis dy vendeve në dekadat e fundit, ku Moska pohoi se kishte qëlluar drejt anijes britanike HMS Defender për ta paralajmëruar për atë që cilësonte si shkelje të kufirit.

Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergey Ryabkov, paralajmëroi sot për përshkallëzim të situatës në qoftë se episode të tilla do të përsëriten.

Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergey Ryabkov

“Unë paralajmëroj të gjithë nga shkelja e kufirit të Federatës Ruse, duke ndërmarrë provokim e të tilla nën petkun e qarkullimit të lirë, sepse siguria për ne vjen e para. Paprekshmëria e kufijve tanë është prioritet absolut, diçka që do të mbrojmë me diplomacinë, por edhe ushtarakisht, po të jetë nevoja. Në qoftë se kolegët e mi nuk e kuptojnë, mund të bombardojmë edhe vetë anijet, dhe jo vetëm të qëllojmë në drejtim të tyre”, ishin fjalët e ashpra të Ryabkov.

https://a2news.com/2021/06/23/rusia-pretendon-se-qelloi-me-bomba-ndaj-anijes-britanike-londra-mohon-incidentin/

Zyrtarisht, Marina britanike ka mohuar se është qëlluar mbi anije, ose në drejtim të saj, duke pohuar se rusët thjesht po tregonin muskujt në një stërvitje ushtarake, pa “guxuar” të sfidonin anijen Defender, por dëshmi gjithmonë më të shumta, të botuara edhe nga mediat angleze, kanë pohuar se për të paktën 1 orë në ujërat tashmë të ngrohta të Krimesë u përjetuan momente të denja për Luftën e Ftohtë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/06/23/ruset-qellojne-ne-drejtim-te-anijes-britanike-shkeli-kufirin-detar/

A2 CNN Livestream

Latest Videos