India regjistron mbi 300 mijë viktima nga Covid-19, por numri i tyre është shumë më i lartë

Nga A2 CNN
24 Maj 2021, 07:12 | Bota
India regjistron mbi 300 mijë viktima nga Covid-19, por numri i tyre

Numri i vdekjeve nga Covid-19 ka kaluar mbi 300 mijë në Indi, ndërsa vendi vazhdon të përballet me pandeminë.

Ekspertët paralajmërojnë se numri i vërtetë i viktimave mund të jetë shumë më i lartë, pasi shumë vdekje nuk regjistrohen zyrtarisht.

India ka regjistruar deri më tani 26 milionë raste dhe renditet e dyta pas SHBA-së, ndërsa tani është epiqendra e pandemisë globale. Vendi është i treti në botë që regjistron më shumë se 300 mijë vdekje, pas SHBA-së dhe Brazilit. Në më pak se një muaj janë regjistruar 100 000 viktimat e fundit.

Një valë e dytë vdekjeprurëse në javët e fundit ka mbingarkuar sistemin e kujdesit shëndetësor të vendit. Spitalet luftojnë për të përballuar fluksin e pacientëve me ilaçe dhe oksigjen, të cilat janë duke mbaruar.

Në disa vende nuk ka hapësirë për krematoriumet dhe janë të detyruar të zgjerohen në vendet e improvizuara në parqet publike.

Fushata e vaksinimit në këtë vend nuk po përparon siç duhet për të lehtësuar krizën aktuale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos