Izraeli e bën çështje të mbyllur pandeminë, heq të gjitha masat

Nga A2 CNN
23 Maj 2021, 20:51 | Bota
Izraeli e bën çështje të mbyllur pandeminë, heq

Izraeli e konsideron të përfunduar pandeminë e koronavirusit dhe kështu që nga 1 qershori do të heqë pothuajse të gjitha masat kufizuese që ishin vendosur më herët për të ulur infektimet.

Lajmi u dha nga ministri i Shëndetësisë, Yuli Edelstein, i cili vlerësoi fushatën e vaksinimit si një ndër shkaqet e suksesit.

“Në më pak se 6 muaj më parë nisëm të vaksinonim popullsinë dhe mund të themi se ishte një ndër fushatat më të mira të vaksinimit në botë”, u shpreh ai.

Në këtë mënyrë, nga 1 qershori mund të hapen të gjitha aktivitetet. Maska do të mbahet vetëm në ambiente të mbyllura ndërsa kufizime do të ketë vetëm për personat që hyjnë në vend. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos