SHBA kërkon kthimin e Tajvanit në asamblenë e OBSH. Kjo lëvizje kundërshtohet nga Kina

Nga A2 CNN
7 Maj 2021, 19:57 | Bota
SHBA kërkon kthimin e Tajvanit në asamblenë e OBSH. Kjo

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po kërkojnë të rivendosin praninë e Tajvanit në Asamblenë Botërore të Shëndetit, organi legjislativ i OBSH-së që do të mblidhet në 24 maj. Një lëvizje që mund të shkaktojë reagime kineze.

"Nuk ka asnjë justifikim të arsyeshëm për vazhdimin e përjashtimit të Tajvanit nga ky forum dhe SHBA po i kërkon drejtorit të përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë që të ftojë Tajvanin të marrë pjesë si vëzhgues, si në vitet e mëparshme, përpara kundërshtimeve të Kinës", tha Sekretari i Shteti Antony Blinken. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos