
Rritja alarmante e numrit të infektimeve në Itali, ka bërë që qeveria të marrë masa shtrënguese, të cilat ndikojnë edhe në sport.
Sipas dekretit të ri, kapaciteti aktual me 75% të tifozëve në stadiume, do të ulet në kuotën 50 për qind.
Prezenca e gjysmës së numrit të spektatorëve do të vlejë për stadiumet e hapura, teksa në impiantet e mbyllura dhe Pallatet e Sportit do të lejohet vetëm 35 për qind e spektatorëve. Kufizimet e reja do të hyjnë në fuqi prej rikthimit të Serie A, me ndeshjet e programuara, më 6 janar. (A2 Televizion)