Infektohet me Covid komentatori sportiv, dërgohet për mjekim në Turqi

Nga A2 CNN
12 Gusht 2021, 18:42 | Aktualitet
Infektohet me Covid komentatori sportiv, dërgohet për mjekim në

Komentatori i njohur sportiv Kosta Grillo është dërguar për mjekim të specializuar në Turqi, pas infektimit me koronavirus. Mësohet se gjendja e tij është e rënduar dhe është nisur drejt Turqisë me Charter.

Në vendin tonë është shënuar rritje e rasteve të reja me koronavirus, ndërkohë që sot nuk është regjistruar asnjë viktimë.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 274 raste të reja, duke shënuar ulje të lehtë në krahasim me dje, kur u regjistruan 284 raste, ndërsa janë shëruar 46 persona. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos