Bilanci në Korçë, 130 hektarë të përshkuar nga zjarri, mbi 30 hektarë të djegur

Nga A2 CNN
12 Gusht 2021, 12:57 | Aktualitet
Bilanci në Korçë, 130 hektarë të përshkuar nga

Dy ditë pas fikjes totale të vatrave të zjarrit që përfshijnë sipërfaqe të ndryshme të zonave pyjore në bashkinë e Korçës, kjo e fundit ka bërë një bilanc paraprak të sipërfaqeve të përshkruara dhe atyre të djegura nga zjarret.

Sipas këtyre të dhënave, dëmet më të mëdha janë shënuar në zonën e Krushovës, ku edhe sipërfaqja e përfshirë nga zjarret ishte më e madhe, duke prekur një zonë pyjore.

Më tej, specialistët pritet të verifikojnë në terren situatën dhe dëmet e shkaktuara kudo, të përcaktojnë numrin e druve të larta që janë djegur plotësisht dhe do të kenë nevojë për zëvendësim dhe atyre që mund të ripërtërihen sërish. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/08/12/kukes-situata-e-zjarreve-shiu-nuk-arriti-te-shuaje-plotesisht-vatrat/

A2 CNN Livestream

Latest Videos