
Zjarrvëniet kanë zbritur edhe në qytetin e Korçës, ku u përfshi nga flakët oborri i konvikteve të studentëve të universitetit.
Flakët përparuan deri në afërsi të ish-pishinave të këtij qyteti, duke shkaktuar panik te kalimtarët dhe banorët e zonës.
Shërbimet zjarrfikëse të mbërritura në vend arritën të vinin në kontroll flakët në një kohë të shkurtër, duke shmangur përhapjen e mëtejshme të tyre.
Policia dyshon se zjarri në oborrin e konviktit ka qenë i qëllimshëm. Ndërkohë, nga dita e djeshme ka pasur vatër zjarri edhe në fshatin Mbreshtan të Kolonjës, zjarr i cili ka djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me pisha, ah, dushk dhe lajthi. (A2 Televizion)